Lautaro Martinez ishte një ndër autorët e golave për Interin në ndeshjen ndaj Realit të Madridit, në të cilën “zikaltërit” në fund pësuan disfatë 3:2. Sulmuesi argjentinas, pas ndeshjes foli për “Sky Sport Italia” dhe kishte rezervat e tij mbi gjykimin që i bëhet atij dhe futbollistëve në përgjithësi.
“A flitet shumë për mua? Gazetarët mund ta thonë. Unë punoj për veten time, për Interin dhe për shokët e mi të skuadrës. Kur shënon je një fenomen, kur nuk shënon je një mbeturinë. Ndonjëherë shënoj e ndonjëherë jo, por jam i sigurt që bëj gjithçka për të treguar që jam në nivelin e Interit.” – është shprehur pas përfundimit të ndeshjes Lautaro Martinez.