Edhe përkundër disfatës ndaj Realit të Madridit, Antonio Konte gjatë konferencës për shtyp pas përfundimit të ndeshjes, tha se Interi i tij është në rrugën e duhur dhe se e kanë ndihmuar shumë ndeshjet edicionin e kaluar në Ligën e Kampionëve. Gjëja e vetme që e brengos është Interit të tij po i mungojnë rezultatet.
“Ky është Interi im, në të mirë e në të keq. Mendoj se duhen këto hapa për t’u rritur dhe nuk e di se sa ekipe kanë ardhur në Madrid dhe kanë luajtur këtë lloj futbolli, e kanë kthyer nga 2:0 pas dy dhuratave tona dhe kanë pasur shanse për të fituar 3:2. Interi im po bën rrugëtimin e vet, po bën një proces dhe është rritur nga ndeshjet e sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve. Erdhëm këtu dhe bëmë lojën tonë kundër Real Madridit. Mendoj se këto janë hapa të rëndësishëm për të kuptuar se ku dhe si mund të përmirësohemi. Në të njëjtën kohë ndihemi të mërzitur, sepse duke pasur parasysh atë që kemi dhenë dhe se si kemi luajtur, rezultatet nuk kanë shkuar në favorin tonë kohët e fundit” – u shpreh Antonio Konte pas përfundimit të ndeshjes ndaj Realit të Madridit.