Jasir Asani ka shënuar sërish për Partizanin, kësaj rradhe në ndeshjen e parë kampionale të sezonit të ri 2020/2021, njofton “infOSport.mk”. Shkupjani shënoi golin e vetëm për “Demat e Kuq” në transfertën kundër Kastriotit, skuadër kjo që në fund shënoi fitore 2:1.
Asani golin e vetëm për ekipin nga kryeqendra shqiptare e realizoi në minutën e 64-të nga penaltia, ndërsa golat e fitores për Kastriotin i realizuan braziliani Devid në minutën e 20-të dhe Rezi në minutën e 87-të.
Një start jo i mirë ky për Partizanin, që konsiderohet si një ndër skuadrat pretendnte për titullin e kampionit.