Filip Najdovski “dopietë” për Tiranën në fitoren ndaj Kukësit

Ish futbollisti i Vardarit, Filip Najdovski, i cili gjatë merkatos së verës iu bahskua Tiranës, sezonin e ri në Superligën shqiptare e ka nisur me këmbë të mbarë, njofton “infOSport.mk”.

Najdovski ka shënuar që të dy golat në fitoren 2:0 të Tiranës në derbi ndeshjen e xhiros së parë të sezonit 2020/2021 kundër Kukësit, ndeshje kjo që u zhvillua në Korçë.

Golin e tij të parë Najdovski e realizoi në minutën e 6-të, ndërsa vetëm 8 minuta më pas i njëjti futbollistë edhe për herë të dytë mposhti portierin e skuadrës mysafire. Vërtetë start perfekt për Najdovskin, por edhe klubin e Tiranës, që mbrojtjen e titullit e nisi në mënyrën më të mirë.

Te Kukësi në një ndeshje kampionale debutoi edhe Agim Ibraimi, i cili ditë më parë kishte shënuar golin e parë në kuadër të ndeshjeve të Kupës me fanellën e skuadrës nga Verilindja e Shqipërisë, që pavarësisht disfatës së sotme llogaritet si një ndër skuadrat pretendente për titullin e kampionit, kuptohet bashkë edhe me Tiranën, duke mos harruar këtu edhe Partizanin.

Leave a Reply