Bregallnica dhe Ilievski ndajnë rrugët

Dobrinko Ilievski më nuk është trajner i Bregallnicës së Shtiipit, një ndër skuadrat pretendente për tu inkukadruar në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, transmeton “infOSport.mk”.

Lajmin për ndërprerjen e bashkëpunimit e kanë konfirmuar edhe nga vetë klubi nga qyteti i Shkupit, të cilët njoftojnë se me pëlqim të dyanshëm erdhi edhe te ndërprerja e bashkëpunimit.

Me këtë rast trajneri Ilievski ka shfrytëzuar rastin për të përshëndetur drejtuesit e klubit me në krye Kiril Gogov për besimin e dhënë gjatë qëndrimit të tij te Bregallnica.

“Dua të falënderojë drejtuesit e klubit dhe pronarin Kiril Gogov për besimin dhe përkrahjen e dhënë gjatë kohës që unë isha pjesë e Bregallnicës gjatë kësaj periudhe. Klubit i dëshirojë shumë fat dhe suksese në vazhdim të kampionatit dhe gjithsesi inkukadrim në Ligën e Parë, aty ku edhe e ka vendin” – është shprehur Dobrinko Ilievski.

Bregallnica me Ilievskin në krye pas 9 xhirove të para në Ligën e Dytë – Lindje ndanë pozitën e parë me Tikveshin, që të dyja skuadrat me nga 23 pikë.

Leave a Reply