Ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit, Massimiliano Allegri, është i gatshëm t’i rikthehet futbollit pas një viti pushim.
Tekniku italian ndërpreu kontratën me Juventusin verën e kaluar dhe refuzoi shumë skuadra sepse dëshironte të pushonte një vit, por tani është gati për tu rikthyer futbollit.
Mediet italiane njoftojnë se një ofertë në adresë të italianit ka arritur nga gjigandët e Paris Sen Zhermenit.
Drejtori sportiv, Leonardo, dëshiron ta sjellë italianin në Paris sepse ai nuk është i kënaqur me punën e Tomas Tushel. Pas humbjes nga Mançester Junajtedit në Ligën e Kampionëve, ka pasur grindje mes Tushel dhe Leonardos, kështu që Allegri shumë shpejtë mund të ulet në krye të skuadrës kampione të Francës.