Për shkak konfliktit mes Armenisë dhe Azerbejxhanit, kombëtarja armene ndeshjet e Ligës së Kombeve nuk do të mund ti zhvillojë në Erevan, ashtu që ndeshjen vendimtare të grupit 2 në Ligën “C” të Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut do ta zhvillojë në terren neutral.
Kështu Armenia ndeshjen e 18 nëntorit si vendas kundër ekipit të Igor Angellovskit do ta zhvillojë në Nikozia të Qipros.
Që të dyja kombëtare këtë ndeshje e shohin si mundësi për të kapur pozitën e parë në grup, që do ju siguronte atyre fazën “play-off”.
Pas 4 xhirove të para Maqedonia e Veriut mban pozitën e parë me 6 pikë, ndërkohë Armenia me 5 pikë renditet në pozitën e tretë. Kujtojmë në ndeshjen e parë të këtyre dy kombëtareve që u zhvillua në Shkup, Maqedonia e Veriut kishte triumfuar me shifrat 2:1.
Sikurse Armenia, ndeshjet e saja në terren neutral do të duhet ti zvillojë edhe kombëtarja e Azerbejxhanit. Kështu azerët ndeshjen si vendas kundër Malit të Zi në kuadër të grupit 1 do ta zhvillojnë në Zagreb, në stadiumin ‘Maksimir” të Dinamos.