Liga e Kampionëve rikthehet sërish sonte me ndeshjet e xhiros së tretë në grupe. Sfidat që spikasin mbi të tjerat janë dy, Real Madrid-Inter dhe Atalanta-Liverpull. Spanjollët, që janë edhe rekordmenët e këtij kompeticioni prestigjioz europian, do tentojnë triumfin e parë.
Nga ana tjetër të njëjtën gjë synon edhe Interi, që në dy takimet e para ka dalë barazim dhe sonte nuk do të ketë të gatshëm as sulmuesin Romelu Lukaku.
Kjo përballje luhet prej orës 21:00, ashtu sikurse sfida mes djemve të Jurgen Klopp dhe Xhan Piero Gasperinit.
Ndryshe Liga e Kampionëve sot starton me dy ndeshjet e orës 18:55, kur në Rusi, Lokomotiva e Moskës do të mirëpret Atletiko Madridin, ndërkohë Shakhtar Donetsku do të luaj kundër gjermanëve Borusia M’Gladbah.
Sonte luajnë edhe Bajern Munih dhe Mançester Siti. Kampionët në fuqi përballen me RB Salzburg në transfertë, derisa skuadra e Pep Guardiolas në “Emirates Stadium” do të presin grekët e Olimpijakos.
Mirëpo kjo nuk është e tëra, pasi sonte gjithashtu zhvillohen edhe takimet, Porto-Marsejë dhe Midtjylland-Ajaks.