Gazetari austriak, Florian Klenk, ka thënë se duhet të jepet përgjigje se si Kujtim Fejzullai nga një futbollist i dashur në një klub austriak ishte shndërruar në një ekstremist e sulmues terrorist.
“Për mua, një pyetje mbetet: Pse një njeri që ishte duke luajtur në një klub të Vjenës ishte radikalizuar për ca vite dhe ka ekzekutuar katër persona. Çfarë ndodhi ? Kjo është një çështje që kërkon hetim”, ka shkruar Florian Klenk.
Für mich bleibt eine Frage: wieso hat sich ein Mann, der gerade noch als liebes Burli in einem Wiener Fussballverein kickte, in wenigen Jahren derart radikalisiert, dass er vier Menschen exekutiert. Was genau ist da passiert? Wer hat nicht hingesehen? Das ist das Rechercheprojekt
— Florian Klenk (@florianklenk) November 3, 2020
Fejzullai më 13 qershor të vitit 2015 ishte regjistruar si futbollist në një klub austriak, por kjo kishte zgjatur shumë pak kohë, pasi i njëjti kishte marrë rrugë krejtësisht të gabuara.
Madje 20-vjeçari në vitin 2019-të ishte përpjekur t’i bashkohej organizatës terroriste ISIS, dhe për këtë ishte dënuar me 22 muaj burg, por ishte liruar para se t’i përfundonte dënimi.
Ndryshe Fejzullai akuzohet se i ka vrarë 4 persona dhe i ka plagosur 22 të tjerë, 7 prej të cilëve po luftojnë ende me vdekjen në spital në sulmin e mbrëmshëm në Vjenë të Austrisë.