3 skuadrat e fundit kampione të Europës, Reali i Madridit, Liverpulli dhe Bajerni i Munihut kanë shkëlqyer sonte në ndeshjet në grupe të ligës së Kampionëve, duke regjistruar fitore përballë rivalëve të tyre, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e Realit të Madridit në ndeshjen kryesore të mbrëmjes mundi Interin me rezultatin 3:2, ndërsa dy skuadrat e fundit fituese të këtij kompeticioni, Liverpulli dhe Bajern Munihu ishin të pamëshirshëm, duke regjistruar fitore të thella.
Liverpulli në Bergamo mundi Atalantën e Berat Xhimshitit me shifrat 5:0, derisa Bajerni i Munihut në Austri shënoi një fitore tenisi 6:2 përballë Salzburgut.
Fitore komode 3:0 edhe për Mançester Sitin dhe Porton, teksa Ajaksi shënoi fitore në transfertë ndaj Midtjyllandit.
⏰ RESULTS ⏰
⚽️ 35 goals on Tuesday! 🔥🔥🔥
🤔 Best performance? #UCL
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) November 3, 2020