Erling Haaland në fund të sezonit aktual mund ti thotë lamtumirë Borusia Dortmundit, kjo për shkak se për shërbimet e norvegjezit po interesohet skuadra kampione e Italisë, Juventusi.
Norvegjezi ka një klauzolë prej 75 milionë eurosh që është e vlefshme deri në vitin 2022, mirëpo kjo nuk përbën problem, pasi “Zonja e Vjetër” nuk dëshiron të humbasë këtë mundësi për të siguruar njërin prej sulmuesve më premtues në Europë.
Haaland ka shënuar 24 gola në 27 paraqitje të bëra për Dortmund, shifra këto impresionuese dhe që kanë bindur drejtuesit e Juves për të bërë për vete këtë super sulmues, i cili mund ti ndihmojë ata në arritjen e objektivit të quajtur, trofeu i Ligës së Kampionëve.