Çallandes zbulon listën për ndeshjet e nëntorit, ka dy debutues

Bernard Çallandes ka zbuluar listën për tre ndeshjet e nëntorit të përfaqësueses së Kosovës, njofton “infOSport.mk”.

Ekipi dardan fillimisht me 11 nëntor do të luaj vëllazëroren kundër Shqipërisë, që më pas të zhvillojë edhe dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, atë të 15 nëntorit ndaj Sllovenisë në Ljublanë, si dhe ndeshjen kundër Moldavisë në Prishtinë.

Ashtu edhe siç paralajmëruam më herët, bie në sy rikthimi në skuadër i yllit të Akhmat Groznyt, Bernard Berishës, ndërsa në listën prej 27 futbollistëve të grumbulluar, figurojnë edhe dy debutues.

Fjala është për goleadorin e Sperligës së Kosovës, Mirlind Dakun e Ballkanit, si dhe për futbollistin e Sent Gallenit zviceran, Betim Fazliji.

Përfaqësuesja e Kosovës në prag të këtyre takimeve do të grumbullohet me datë 9 nëntor në Durrës të Shqipërisë.

 

Leave a Reply