Të martën, Real Madrid do të takojë Interin në shtëpi në xhiron e tretë të Ligës së Kampionëve, dhe Zidane do të ketë një problem para ndeshjes kryesore në fazën e grupeve.
Marca njoftoi se një lojtar i “Mbretërve” ka dalë pozitiv me Covid-19, edhe pse emri i tij për momentin nuk bëhet i ditur.
Ajo që dihet, është fakti se i njëjti ka luajtur në ndeshjen e djeshme ndaj Hueskas.
Të gjithë lojtarët po bëjnë teste shtesë, kështu që nesër do të dihet se kush do të jetë në gjendje të luajë në duelin me Interin, që për Realin e Madridit do të jetë shumë i vlefshëm, duke pasur parasysh se “madrilenët” në dy xhirot e para të edicionit të ri në Ligën e Kampionëve kanë marrë vetëm një pikë.