Skuadra e Ajaksit ka marrë një goditje të rëndë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër danezëve të Midtjylland, teksa plotë 11 futbollistë të skuadrës së njohur holandeze kanë rezultuar pozitiv me “Covid 19”.
Një gjë e tillë u bë e ditur pas testeve të bëra te klubi holandez, me ç’rast që të 11-të futbollistët e infektuar janë karantinuar menjëherë, duke e pasur ta pamundur grumbullimin me skuadrën për ndeshjen e rradhës kundër Midtjylland.
Në këtë situatë, Ajaksi ka udhëtuar drejt Danimarkës me vetëm 17 lojtarë. Një situatë shumë e keqe e krijuar te holandezët, në një moment delikat, kur në Ligën e Kampioneve iu duhet me çdo kusht fitorja, për shkak se pas 2 ndeshjeve deri tani kanë grumbulluar vetëm 1 pikë në kuadër të grupit “D”, aty ku për momentin kryeson Liverpulli me 6 pikë.