Përfaqësuesi i Karabagut: “Vrisni armenët”, kërkohet përjashtimi i skuadrës azere nga Liga Europa

UEFA ka hapur një hetim kundër klubit azer, Karabag, për shkak të qëndrimeve plotë urrejtje ndaj armenëve nga përfaqësuesi i zyrës së shtypit të këtij klubi, Nurlan Ibrahimov.

Ai në “facebook” kishte shkruar një mesazh të padenjë me përmbajtjen: “Ne duhet t’i vrasim armenët. Fëmijë, grua, pleq: nuk ka rëndësi, duhen vrarë. Pa mëshirë, pa dhembshuri”.

Një frazë që nuk kaloi pa u vërejtur, veçanërisht nga Federata Armene e Futbollit, e cila kishte kërkuar që klubi azer të përjashtohet nga kupat e Europës.

UEFA, referuar fjalëve të Ibrahimov, lëshoi ​​një deklaratë zyrtare:

“Është caktuar një inspektor për të kryer një hetim disiplinor mbi deklaratat e bëra në rrjetet sociale nga një zyrtar i Karabagut”.

Fjalët e përfaqësuesit të shtypit të klubit nga Azerbajxhani nuk kaluan pa u vënë re as nga komuniteti armen në Romë, i cili vendosi t’i shkruante UEFA-s dhe Fedetarës Ialiane të Futbollit për t’u siguruar që kjo skuadër të ndëshkohej.

 

Leave a Reply