Inter-Parma, e pranon edhe Ricoli, gabuan arbitri dhe VAR, kishte penalti për “zikaltërit”!

Edhe pse në rolin e favoritit, Interi nuk shkoi më shumë se një barazim 2:2 në ndeshjen e kësaj jave të “Serie A” ndaj Parmës. Megjithatë, situata për “zikaltërit”, mund të shkonte ndryshe duke qenë se kroatit Perishiç iu mohua një penallti e pastër, e cila nuk u rishikua as me VAR.

Protestat ishin të shumta nga ana e Interit pas ndeshjes dhe kanë qenë të drejta, teksa dizenjatori i arbitrave të Serisë A, Nikola Ricoli u shpreh se në rastin e Perisiç gabuan si arbitri ashtu edhe VAR.

“Perishiç? Sigurisht, është penallti, sulmuesi i merr kohën mbrojtësit. Është një penallti që duhej akorduar. Këtu VAR duhej të kishte ndërhyrë, sulmuesi është para mbrojtësit dhe i vendos krahun sipër shpatullës duke e ndaluar që të kërcejë. Ishin kushte për të ndërhyrë VAR. Në momentin që VAR kërkon ripërsëritjen, atëherë arbitri e pranon menjëherë. Në rastin e mosdhënies së penalltisë të Perisiç janë dy gabime të mëdha: Një nga arbitri dhe një nga VAR”, – u shpreh Ricoli.

 

Leave a Reply