Koronavirusi nuk ka lënë pa prekur edhe kampionët e Europës, Bajernin e Munihut. Bëhet fjalë për mbrojtësin Niklas Shule, i cili për fat të mirë është në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa menjëherë ka nisur karantinën për të shmangur çdo rrezik për të infektuar persona të tjerë.
Kështu, trajneri Hansi Flik nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e tij për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Salzburgut nesër mbrëma, teksa 25-vjeçari do të humbasë edhe ndeshjen derbi të fundjavës në Bundesligë kundër Borusia Dortmundit.
Rikthimi i Shule mund të ndodh vetëm pas ndeshjeve të nëntorit të kombëtareve, më saktësisht me 21 nëntor, kur Bajerni në kampionat do të përballet me Verder Bremenin e Milot Rashicës.