“Covid 19” nga dita në ditë shumë e më shumë po depërton thellë edhe në futbollin europian, ku së fundmi raportohet për tre kampionate të ndërprera para kohe. Bëhet fjalë për kampionatin finlandez, atë islandez dhe të Ishujve Faroe.
Federata Finlandeze vendosi përpara tre ditësh të anulojë “playoff-in” për shkak të Covid dhe të përfundojë sezonin me përfundimin e sezonit të rregullt.
Kjo do të thotë që HJK Helsinki i Ferhan Hasanit u shpall zyrtarisht kampion, pasi i duhej vetëm 1 pikë ndaj IFK Mariehamn për t’u kurorëzuar në Finlandë.
Një rrufe në qiell që shuajti shpresat për titull të Inter Turku dhe KuPS, por edhe që zyrtarizoi rënien e RoPS.
I pari, +6 nga vendi i dytë, klubi i kryeqytetit fitoi titullin e 30-të në Veikkausliiga. Kjo erdhi pas Kupës së fituar (e 14-ta).
Një sezon i udhëhequr sidomos nga vëllezërit Riski.
Edhe futbolli në Islandë ndalon! Covid-19 detyron shtetin të marrë masa dhe nuk ka kushte për të vazhduar më tej.
Çdo divizion u pezullua pikërisht sepse ishte e pamundur të fillohej nga e para si për shkak të situatës shëndetësore, klimës dhe gjendjes fizike të atletëve.
Kjo do të thotë se Valur Reykjavík është kampion i Islandës.
Me 8 pikë përpara të dytës dhe vetëm 12 akoma në dispozicion, do ta kishte fituar gjithsesi, por aroma nuk mund të jetë e njëjtë.
Kupa Kombëtare, nga ana tjetër, pavarësisht se ishte në gjysmëfinale, është anuluar.
Tani është zyrtare, HB Tórshavn është kampion i Ishujve Faroe!
Kampionati i 24-të për klubin më të suksesshëm në arkipelag. Një sukses i merituar për kuqezinjtë të cilët mburren me sulmin më të mirë dhe mbrojtjen më të mirë të turneut.
Ata do të përfaqësojnë arkipelagun në përgatitjet e ardhshme të Ligës së Kampionëve.