Asani “shou”, shkupjani shënon me “panenka” në fitoren e Partizanit (VIDEO)

Pas një bojkoti më të gjatë të dielën edhe zyrtarisht nisi futbolli në Shqipëri me ndeshjet e raundit të parë të Kupës, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Partizanit, pjesë e së cilës janë edhe strugani Egzon Belica si dhe dy shkupjanët, Besnik Ferati dhe Jasir Asani, me këtë të fundit i cili dhuroi shou në ndeshjen kundër Ilirisë, ndaj së cilës “Demat e Kuq” nga Tirana shënuan fitore 5:0.

Dy gola në këtë ndeshje për Partizanin realizoi Solomon (21’, 55’), ndërsa nga një gol realizuan edhe Jasir Asani (40’), Rron Broja (51’), ish futbollisti i FC Shkupit, si dhe Melo (75’).

Jasir Asani shënoi nga pika e bardhë, ndërsa mënyra e goditjes me “panenka” bëri që ky gol të dallohet nga të tjerët.

Është ky një paralajmërim i mirë nga ana e Jasir Asanit, i cili pritet të udhëheq Partizanin në sezonin e ri, skuadër kjo që pas dy ditësh në kuadër të javës së parë do të luaj kundër Kastriotit në transfertë.

 

Leave a Reply