Prishtina nën drejtimin e trajnerit shkupjan, Zekirja Ramadani ka pësuar edhe humbjen e tretë me radhë në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra nga kryeqendra ksovare sot në kuadër të javës së 10-të u mposht minimalisht 1:0 nga Drenica në udhëtim, ndërsa kjo ka luhatur seriozisht pozitën e Zekirja Ramadanit, i cili sipas burimeve të Gazetës “Sheshi” madje është përshëndetur me futbollistët pas kësaj ndeshje.
Mirëpo një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende, ashtu vendimin përfundimtar do ta marrin drejtuesit e klubit.
Prishtina që ka zhvilluar 9 ndeshje këtë edicion me 11 pikë renditet në pozitën e 6-të, shumë larg Ballkanit të vendit të parë që ka 25 pikë.