Ish-trajneri i Barcelonës, Kike Setien ka folur edhe për periudhën jo aq pozitive që kaloi te Barcelona. Strategu francez ka thënë se e kishte pasur shumë të vështirë për të menaxhuar yllin e Barcelonës, Lionel Messi.
Në një intervistë të gjatë, për “El Pais”, Setien ka treguar edhe për vështirësitë te Barcelona, duke thënë më nuk ka shumë dëshirë të kthehet të stërviste një skuadër, pasi ndihet mirë me lopët e tij.
“Mendoj se Messi është më i miri i të gjitha kohërave. Ka pasur lojtarë të tjerë të shkëlqyer, por vazhdimësia që ky djalë ka pasur ndër vite nuk është përsëritur nga askush. Unë i thashë një ditë që kisha pritur 15 vite për Barcelonën. Leo është i vështirë për t’u menaxhuar. Kush jam unë që ta ndryshoj. Nëse e kanë pranuar ashtu siç është prej vitesh dhe nuk e kanë ndryshuar. Pas izolimit kishim ndeshje njëra pas tjetrës dhe ishim dy pikë para. E nisëm mirë, por situata u ndërlikua më pas dhe Reali bëri një ecuri fantastike. Duhet të kisha qenë ndryshe, por nuk kishte as kohë për të punuar e as për të menduar. Vendimet drastike në atë kohë do na dëmtonin. Kishim kampionatin dhe Ligën e Kampionëve aty. Pastaj ndodhi ajo që ndodhi kundër Bajernit” – ka thënë Setien, i cili në pyetjen nëse do dëshironte ti rikthehej zanatit të trajnerit dhe të trajtonte endonjë skuadër, erdhi me këtë përgjigje: “Jo shumë… Jam rehat në shtëpi, me detin dhe me lopët e famshme. E kam kaluar periudhën e zisë. Mua nuk do të më dëgjoni kurrë të ankohem”, është shprehur Setien.