Gola të ndryshëm dhe të bukur thuajse shënohen për çdo ditë, ndërsa një më i veçantë na vjen nga Rumania.
Bëhet fjalë për një gol nga porta në portë, i shënuar nga portieri i FC Steaua Bukuresht II, Udrea, në ndeshjen kundër Voluntari II, ndeshje kjo e ligës së tretë.
Udrea në fakt doli të largonte një top për shkak se një nga rivalët po bënte presion, ndërkohë që gjuajtja ka qenë shumë e fortë dhe e ka gjetur të papërgatitur portierin e Voluntari II.