Trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman, e ka pranuar se është i brengosur për lojën e dobët të skuadrës së vetë në La Liga deri tani këtë sezon.
Barcelona e barazoi ecurinë më të keqe të pikëve në La Liga pas 6 ndeshjeve që prej kur kampionati spanjoll vendosi ta vlerësojë fitoren me tri pikë, pas barazimit 1:1 me Alaveshin të shtunën.
Alavesh kishte kaluar në epërsi përmes Luis Rioja në pjesën e parë pas një gabimi trashanik të Netos, ndërsa Antuan Grizman e barazoi rezultatin rreth gjysmë ore para fundit menjëherë pasi kundërshtari mbeti me një lojtar më pak në fushë, për t’ia fituar një pikë Barçës.
Barça mbledh vetëm tetë pikë në vendin e 12-të, tetë më pak se lideri dhe rivali Real Madrid.
“Jam i brengosur për paraqitjen e sulmuesve të mi. Qasja e tyre nuk është problemi, e as përqendrimi, por pasiguria para portës”, – tha Kuman, raporton GE.
“Na ndodhi kundër Juventusit dhe na ndodhi edhe sot. Për më tepër, ne ia falëm golin Alavesit. Por nëse krijojmë aq shumë raste, nuk mund të humbim aq shumë. Natyrisht se jam i brengosur që i kemi fituar vetëm dy pikë nga 12 të mundshme. Mendoj se loja jonë, në përgjithësi, ka qenë e kënaqshme. Do të brengossha më shumë nëse nuk do të krijonim raste”, – shtoi Kuman.