Ylli i arteve të përziera marciale sapo i dalë në pension, Khabib Nurmagomedov ka bërë kritika të ashpëra në adresë të presidentit francez, Emanuel Makron, pas deklaratave anti islame të këtij të fundit.
“I Plotëfuqishmi le të shpërfytyrojë fytyrën e kësaj krijese (Makron) dhe të gjithë ndjekësve të tij, të cilët nën parullën e lirisë së fjalës, ofendojnë ndjenjat e më shumë se një miliard e gjysmë besimtarëve muslimanë”, – kishte shkruar Khabib Nurmagomedov në Instagram.
Ylli 32-vjeçar tha se muslimanët e duan Profetin e tyre Muhamed më shumë se këdo, përfshirë nënat, baballarët, fëmijët dhe gratë e tyre.
“Më besoni, këto provokime do t’u kthehen atyre”, shtoi ai.
Ish-ylli i MMA-së po ashtu shpërndau një ajet nga Kur’ani i shenjtë, surja Al-Ahzab verseti 57.
“E s’ka dyshim se ata janë, të cilët e fyejnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ata i ka mallkuar All-llahu në Dynja e në Ahiret dhe për ta ka përgatitur një dënim të dhembshëm”.
Postimi i Khabibit po ashtu përmban një shenjë çizme në fytyrën e Makronit.