Mançester Junajted tashmë është e ditur se është vënë në ndjekje të mesfushorit të Milanit, Hakan Çalhanoglu. “Djajtë e Kuq” sipas Daily Mail janë në një fazë të avancuar të negociatave me mesfushorin turk dhe pritet transferimi i tij në “Olld Traford” gjatë verës së ardhshme.
Çalhanoglu nuk po arrin që të gjejë gjuhën e përbashkët me Milanin për të rinovuar kontratën pasi turku kërkon një pagë më të lartë mirëpo Milani nuk ka mundësitë financiare për të bërë një gjë të tillë dhe këtë gjë po kërkon ta shfrytëzojë Ole Gunar Solskjaer.