Ish futbollisti i Shkëndijës shënon një gol spektakolar (VIDEO)

Ish futbollisti i Shkëndijës, Meriton Korenica, i cili këtë verë vendosi të transferohet te skuadra e Ballkanit, së fundmi ka gjetur edhe golin debutues me fanellën e skuadrës nga Suhareka, njofton “infOSport.mk”.

Korenica shënoi golin e tretë në fitoren 4:1 të Ballkanit ndaj Besës nga Peja, duke na rikujtuar në momentet e tij më të mira.

Korenica, me të pranuar një top brenda zonës pa menduar shumë goditi fortë topin, i cili fluturimthi përfundoi në rrjetën e portierit pejan.

Ndryshe përveç Korenicës, për Ballkanin në këtë ndeshje dy gola të tjerë realizoi Mirlind Daku, njeriu gol në futbollin kosovar, teksa një gol tjetër për skuadrën e Ismet Munishit realizoi Egzon Sinani.

Leave a Reply