Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka një ëndërr në merkato për të realizuar dhe verën e ardhshme do të tentojë përmbushjen e saj.
Bëhet fjalë për rikthimin e Poll Pogba në Torino. Siç raportojnë mediat angleze, verën e ardhshme do të tentohet transferimi i tij mirëpo që nuk do të jetë aspak e lehtë edhe për faktin që Junajtedi nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e tij por edhe për faktin që Juve po kalon një krizë ekonomike dhe nuk mund të përballojë pagën e tij të lartë.
Kujtojmë Pogba pjesë e Juves ishte nga vera e vitit 2012, deri verën e vitit 2016-të,duke zhvilluar plotë 178 ndeshje, dhe duke realizuar 34 gola.