Super asist i Shaqirit, Jota shënon dhe Liverpulli në fund fiton (VIDEO)

Një super asist nga ana e Xherdan Shaqirit i kurorëzuar me gol nga ana e Diogo Jota i siguroi fitoren 2:1 Liverpullit në ndeshjen e javës së 7-të kundër Uest Hamit në Premierligë, njofton “infOSport.mk”.

Një fitore kjo e merituar për ekipin e Jurgen Klop, që rikthehen aty ku e kanë vendin, në pozitën e parë me 16 pikë, 3 më shumë se Evertoni që ka edhe një ndeshje më pak.

Kjo fitore e skuadrës nga “Enfilld Roud” fiton në peshë, pasi u arritë me përmbysje, kjo pasi Fornals në minutën e 10-të shtangu vendasit.

Barazimin Liverpullit i’a siguroi Mohamed Sallah me golin e realizuar në minutën e 42-të nga pika e bardhë, ndërsa për fitoren e 5-të sezonaleu përkujdes Diogo Jota, me golin e realizuar në minutën e 85-të, pas një asisti të shkëlqyeshëm nga ana e Xherdan Shaqirit, që bashkë me portugezin në lojë ishin inkuadruar nga bankina.

Jota kishte realizuar edhe një gol tjetër në minutën e 77-të, mirëpo pas rishikimit në VAR, i njëjti u anulua.

 

Leave a Reply