Gjorgji Çakvataxe nuk do të mund të ndihmojë Gjeorgjinë në ndeshjen e 12 nëntorit kundër Maqedonisë së Veriut, ndeshje kjo e vlefshme për finalen e Ligës së Kombeve për edicionin 2019/2020, përmes së cilës njëra prej këtyre dy kombëtareve do të sigurojë një vend për në Europianin e vitit të ardhshëm.
Futbollisti gjeorgjian që është pjesë e skuadrës belge të Gent është i lënduar dhe nuk do të mund të rikuperohet për ndeshjen kundër përfaqësueses së vendit tonë.
Çakvataxe konsiderohet si një ndër talentët më të mëdhenj të momentit te Kombëtarja e Gjeorgjisë, ndërsa mungesa e tij pa dyshim se është një lajm i mirë për Maqedoninë dhe trajnerin Angellovski.
Kujtojmë Çakvataxe nuk luajti as në ndeshjen e fundit në Shkup kundër Maqedonisë së Veriut, ndërsa i njëjti në ndeshjen e parë të edicionit 2020/2021 në Ligën e Kombeve në kuadër të Ligës “C” kishte luajtur vetëm 30 minuta.
Që të dyja ndeshjet e edicionit të ri të Ligës së Kombeve midis Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë ishin mbyllur me barazime, ndërsa ndeshja e 12 nëntorit patjetër që do të duhet të na dhurojë një fitues, i cili do të marrë vizën për të luajtur në “Euro 2021”.