Interi sot në kuadër të javës së 6-të do të përballet me Parmën, ndërsa në konferencën e zakonshme para ndeshjes, trajner “zikaltër”, Antonio Konte duke folur për skuadrën kundërshtare, ka folur gjithashtu edhe për mungesat që do ti ketë në këtë përballje që do të zhvillohet në Xhuzepe Meaca”.
“Parma? Skuadrat e Liveranit duan të luajnë vazhdimisht me topin dhe e dimë mirë se çfarë na pret kundër tyre. Natyrisht që çdo ndeshje ka historinë e saj, por sot neve duhet të bëjmë maksimumin për të marrë tre pikët” – deklaroi Antonio Konte.
Anonio Konte foli edhe për gjendjen e dyshes sulmuese, Romelu Lukaku dhe Aleksis Sançez.
“Lukaku ndjeu një shqetësim gjatë ekzekutimit të goditjes së dënimit ndaj Shakhtarit dhe nuk do të jetë gati për sfidën e nesërme. Nuk e di a do të jetë me ne në Madrid, por mund t’u them se do të luajë vetëm kur të jetë rikuperuar plotësisht, pasi nuk duam të rrezikojmë” – është shprehur Konte duke vazhduar të flasë edhe për kilianin Sançez.
“Sançez vijon të ndjejë një shqetësim muskulor që kur është kthyer nga kombëtarja dhe nuk do të jetë në dispozicion për nesër. Shpresojmë shumë që ta kemi me vete në ndeshjen ndaj Realit të martën” – përfundoi Konte.
Trajneri “zikaltër” kështu për në vijën sulmuese do të duhet të zgjedh në mesin të Pinamontit dhe Perishiç, se cili prej tyre do ti bëjë shoqëri argjentinasit Lautaro Martinez.