Përfaqësuesja e futsalit të Maqedonisë, pa luftë dhe me fitore në tavolinë prej 5:0 do ti fitojë dy ndeshjet kundër Anglisë, që duheshe ti zhvillojë me 8 dhe 9 nëntor në Shkup, transmeton “infOSport.mk”.
Federata Angleze përmes një shkrimi zyrtarë dërguar Federatës së Futbollit tonë vendor, ka konfirmuar se nuk do të udhëtojë për në Shkup për ndeshjet e balotazhit me përfaqësuesen e vendit tonë.
Me rekomandim të autoriteteve shëndetësore të Anglisë, përfaqësuesja e futsalit nuk do të vjen në Shkup për ndeshjet e balotazhit për kualifikim në fazën kryesore të eliminatoreve për Kampionatin Europian në futboll të vogël.
Në këtë mënyrë Maqedonia pa luftë do të sigurojë një vend për në grupin 4 kualifikues, ku do të has në kundërshtarë si Rumania, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
Për këtë është njoftuar edhe UEFA, e cila pritet që edhe zyrtarisht të konfirmojë kualifikimin e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futsal për në fazën kryesor të eliminatoreve për në Kampionatin e ardhshëm europian.