Brezi i futbollistëve shqiptarë që janë lindur dhe rritur në Angli nga emigrantët shqiptarë vetëm sapo ka nisur që të shpërthejë. Këtë herë bëhet fjalë për mesfushorin Adrion Pajaziti, që konsiderohet me një të ardhme të madhe në Angli.
Talenti 17-vjeçar vetëm pak ditë më parë ka firmosur kontratë profesionale me Fulhamin, për të cilën skuadër në sezonin 2013/2014 kishte luajtur edhe strugani, Pajtim Kasami, që aktualisht është pjesë e Bazelit.
I dalë nga akademia e kësaj skuadre, drejtuesit e klubit besojnë shumë në aftësitë e tij dhe kjo ishte arsyeja e nënshrkimit të kontratës.
Aktualisht Pajaziti është pjesë e Fulhamit U-23 duke dhënë kontributin e tij në një kampionat që po e përgatit për shansin e parë që do të ketë me ekipin e parë.
Sa i përket Kombëtares, Pajaziti ka zhvilluar dy takime me Kombëtaren U17 të Shqipërisë.