Broja shënon sërish për Viteshen, skuadra e tij kryeson renditjen bashkë me Ajaksin

Armando Broja ka bërë mirë që ka pranuar një huazim te skuadra holandeze e Viteshe, aty ku po dëshmon cilësitë e tij të larta prej golashënuesi, njofton “infOSport.mk”. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar edhe sot për ekipin e tij, duke e ndihmuar për të shënuar fitore në transfertën ndaj Uillem II.

Broja shënoi golin e dytë për Viteshe në minutën e 63-të, kur pas një kombinimi të dyfishtë me shokun e tij të skuadrës, Manhoef, shënoi një gol mjaft të bukur, duke goditur topin me të parën.

Ishte ky goli numër 4 për Armando Brojan në 7 ndeshje të zhvilluara me Viteshe, për të cilën skuadër kishte shënuar edhe Sparta Roterdam dhe kundër Den Hag (2 gola).

Përveç tij në listën e golashënuesve në takimin e sotëm kundër Uillem II, u regjistruan edhe Openda dhe Vroegh, duke i siguruar fitoren e 6-të sezonale pas 7 xhirove skuadrës së Viteshe, e cila bashkë me Ajaksin, që të dyja skuadrat me nga 18 pikë kryesojnë renditjen në elitën e futbollit holandez.

Leave a Reply