Ish-sulmuesi i njohur italian, Bobo Vieri shquhet për komentet e tij pikante. Një të tillë ai ka bërë edhe pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve, Juventus-Barcelona, në të cilën ndeshje “katalunasit” triumfuan me rezultatin 0:2, e ku nuk kishte se si të mungojë edhe Lionel Messi, që shënoi golin e dytë.
Në një prononcim për “CBS Sports”, Vieri ka thënë vetëm fjalë miradie për Barcelonën dhe liderin e tyre, Lionel Messi.
“Barcelona ishte mahnitëse. Nuk e di sesi ata arritën të humbnin kundër Realit. Ndaj Juventusit ata mund të shënonin 6-7 gola me lehtësi. Luajtën për mrekulli, ndërsa Messi është thjeshtë një magjistar. Ai është Herri Poteri i futbollit. Kur ai do të largohet nga futbolli unë do ta hedh TV-në. Nuk do të punoj në TV, më. Do të shikoj ‘Netflix’, sepse kur ai të mos luajë më, nuk kam çfarë të shikoj tjetër”, – ka thënë Kristian Vieri.