Mauricio Poçettino mbetet njëri nga trajnerët më të kërkuar në botë. Ai tashmë në nëntor bënë një vit që është larguar nga Totenhami, ndërsa gjatë gjithë kësaj periudhe emri i tij është lidhur me shumë skuadra të mëdha, por deri më tani ende nuk ka pasur asnjë zyrtarizim.
Së fundmi ai ka befasuar të gjithë, pasi është futur në bisedime me gjigantin rus Zenit Shën Petersburg. Madje sipas disa nga mediave europiane, Poçetino është shumë afër ta marrë drejtimin e skuadrës ruse.
Mirëpo nuk është vetëm Zeniti, pasi si skuadra të ardhshme të Mauricio Poçetinos përmenden edhe Mançester Junajtedi, Roma dhe Real Madridi.