Vedat Muriqi gjatë afatit kalimtar të verës kompletoi transferimin e tij nga rradhët e Fenerbahçes tek Lacio. Ylli i përfaqësueses së Kosovës te skuadra nga kryeqendra italiane u transferua për shumën e 17.5 milionë eurosh plus bonuse.
Transferimi i Muriqit në Lazio bëri bujë të madhe në Itali, derisa për këtë lëvizje u diskutua për ditë të tëra.
Ndërkohë mediumi turk “Miliyet” së fundmi ka zbuluar edhe detaje tjera për transferimin e Muriqit. Mediumi në fjalë raporton se Muriqi te Lacio ka një pagë prej 2.2 milionë euro në vit, që e bënë prizrenasin ndër futbollistët më të paguar në Itali, si i ardhur nga futbolli elitar turk.