Stefan el Sharavi është pranë rikthimit në Serie A dhe pikërisht tek ish skuadra e tij, Roma. Mungesa e emrave në stolin e “Ujkeshës Romake” dhe vështirësitë që po hasin Perez dhe Mayoral kanë bërë që të lakohet përsëri emri i El Sharavi.
Sulmuesi ka qenë shumë i lidhur me kryeqytetin përkundër faktit që u largua nga këtu prej më shumë se një viti e gjysmë.
Vëllau i tij asnjëherë nuk ka humbur kontaktet me skuadrën “romake” dhe tashmë po mundohet që ta bindë Shanghain që këtë dimër ta lërë atë të transferohet në Serie A në një fazë kur Roma ka më së shumti nevojë për një sulmues.