Të mërkurën Çelzi ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme kundër Krasnodarit në Ligën e Kampionëve me rezultat të thellë 0:4.
Në këtë ndeshje u akorduan dy penallti në favor të skuadrës së Frank Lampard, e para që u humb nga mesfushori Zhorzhinjo, kurse të dytën e ekzekutoi dhe e ktheu në gol sulmuesi gjerman, Timo Verner me një saktësi shumë të madhe.
I pyetur pas ndeshjes se çfarë do të ndodh dhe se kush do t’i ekzekutojë penalltitë në ndeshjet e ardhshme, Lampard erdhi me këtë përgjigje.
“Zhorzhinjo ka realizuar me sukses shumë gola nga penalltia. Natyrisht se kur e gjuan një numër kaq të madh, mund edhe ta humbasësh ndonjë. Nga ana tjetër, Verner është një ekzekutues shumë i mirë i penalltive, ka edhe të tjerë. Të shohim, do ta diskutojmë”, – tha Lampard pas ndeshjes.