Kristiano Ronaldo nuk do të mund të luajë ditën e sotme në supersfidën me Barcelonën, teksa shkak për këtë është bërë pandemia “Covid19”.
Portugezi është i detyruar ta shikojë ndeshjen nga TV, ndonëse kundër dëshirës së tij.
Këtë e shfaq hapur portugezi, në “Instagram”, ku shkruan: “Ndihem mirë dhe i shëndetshëm. Forca Juve”, teksa në një koment më poshtë shkruan: “Testi i Koronavirusit është një broçkull e madhe.”
Ronaldo ka humbur mundësinë për të luajtur me rivalin e tij, Leo Mesi, përballë të cilit nuk luan që nga koha kur ishte pjesë e Realit të Madridit.