Prishtina e Ramadanit mposhtet fare në fund në udhëtim te Ballkani

Prishtina ka pësuar edhe disfatën e dytë rradhazi, për më tepër nga konkurruesit kryesor për titull, njofton “infOSport.mk”. Pas disfatës nga Gjilani (0:2) në fundjavë, të besuarit e strategut shkupjan, Zekirja Ramadanit, sot në kuadër të javës së 9-të në Superligën e Kosovës u mundën nga Ballkani në Suharekë.

Lideri aktual i tabelës së klasifikimit shënoi fitore me përmbysje (2:1), edhe atë me dy gola të shënuar në 10 minutëshin e fundit të takimit (përfshirë këtu edhe kohën shtesë prej 6 minutash).

Ndryshe pjesa e parë u mbyll në të mirë të Prishtinës, që avansoi falë golit të sulmuesit Oto Xhon në minutën e 34-të.

Ky gol ishte valid deri në minutën e 84-të, kur në skenë doli Mevlan Zeka, duke barazuar shifrat në 1:1, ndërsa po i njëjti futbollistë në minutën e 95-të, shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e prishtinasve, duke bërë që 3 pikët të ngelin në Suharekë, transmeton “infOSport.mk”.

Vërtetë fitore infarkt e Ballkanit, që fazën e parë të kampionatit elitar në Kosovë e mbyll në pozitën e parë me 22 pikë. Nga gjithsej 9 ndeshje skuadra e Ismet Munishit ka regjistruar 7 fitore, 1 barazim dhe 1 disfatë, me një gol averazh impresionues, 26:11.

Pas tyre me 16 pikë renditet Drita e Ardian Nuhiut, që njëherit ka edhe dy ndeshje për të luajtur, ndërsa Prishtina e Zekirja Ramadanit me 11 pikë vazhdon të ruajë pozitën e katërt në tabelë, kjo falë edhe rezultateve të ndeshjeve tjera.

Leave a Reply