Shqipëria dhe Kosova gjatë muajit nëntor do të përballen në një ndeshje tjetër miqësore, para ndeshjeve në kuadër të Ligës së Kombeve.
11 nëntori është data që është përzgjedhur për këtë përballje, që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.
Lajmi është konfirmuar edhe nga UEFA në faqen e tyre zyrtare.
Nuk është saktësuar orari i zhvillimit të kësaj ndeshjeje, por pritet të vendoset me mirëkuptimin e të dy federatave.
Për të dyja këto përfaqësuese kjo ndeshje do të vlejë si parapërgatitje për dy ndeshjet e fundit në kuadër të Ligës së Kombeve.
Shqipëria dy ndeshjet e fundit në kuadër të grupit 4 të Ligës “C” do të përballet me Kazakistanin me 15 nëntor, ndërsa 3 ditë më vonë “kuqezinjtë” e Edi Rejës do të luajnë kundër Bjellorusisë.
Që të dyja ndeshjet Shqipëria do ti zhvillojë si vendas, ndërsa në të njëjtat data, edhe Kosova do ti zhvillojë ndeshjet e saja të nëntorit.
Fillimisht “dardanët” do të luajnë me Slloveninë në Lubjanë (15 nëntor), që më pas në Prishtinë të mirëpresin Moldavinë (18 nëntor).
Kujtojmë Shqipëria dhe Kosova deri më tani janë përballur dy herë, edhe atë fillimisht me 13 nëntor të vitit 2015-të në Prishtinë, kur kishin barazuar 2:2, ndërsa herën e dytë ishin takuar në Zvicër, kur Kosova kishte shënuar fitore 3:0.