Mançester Junajtedi nuk e nisi mbarë në Angli, mirëpo po shkëlqen në Ligën e Kampionëve, aty ku ka regjistruar dy fitore rradhazi në po aq ndeshje, njofton “infOSport.mk”. Pas fitores së madhe në Paris ndaj PSZH-së, sonte të përzgjedhurit e trajnerit Ole Gunar Solskjaer në “Olld Traford” demoluan gjermanët e Salzburgut, duke i mundur me rezultatin 5:0.
I riu Grinvud paralajmëroi këtë fitore të madhe të “Djajve të Kuq” me golin e shënuar në minutën e 21-të, ndërkohë pjesa e dytë kaloi në shenjë të Markus Rashford, që realizoi “hat-trikun” e parë në Ligën e Kampionëve, derisa një gol tjetër shtoi edhe Martial nga pika e bardhë.
Junajtedi me 6 pikë kryeson grupin “H”, duke lënë pas vetes PSZH-në dhe Salzburgun me nga 3 pikë, ndërkohë Istanbul Bashakshehir ka 0 pikë.