Liverpulli mbrëmë në “Enfilld Roud” më vështirë ndoshta se sa pritej, mundi danezët e Midtjylland me rezultatin 2:0. Danezët gjatë pjesës së parë u treguan një “kockë e fortë” për të përzgjedhurit e trajnerit Jurgen Klop, që golin e parë e gjetën në minutën e 55-të me anë të Diogo Jota.
Veprim i bukur i Trent Aleksander-Arnold në krahun e djathtë dhe finalizim i lehtë i Diego Jota, i cili shkruajti emrin e tij në historinë e Liverpullit, duke realizuar golin e 10 000 për kampionët e Anglisë në ndeshje zyrtare në kuadër të gjitha kompeticioneve.
The 🔟,0⃣0⃣0⃣ th goal in Reds history, netted by @DiogoJota18 👏⚽️ pic.twitter.com/9YZFFgzZgN
— Liverpool FC (@LFC) October 27, 2020
Ndryshe goli i dytë i Liverpullit erdhi në minutat shtesë të takimit, edhe atë përmes Mohamed Sallah, i cili nuk gaboi nga pikae bardhë.
Me këtë fitore Liverpulli sipas planit kryeson grupin “D” me 6 pikë, duke lënë pas vetes Atalantan me 4 pikë. Italianët mbrëmë barazuan 2:2 me Ajaksin.