Barcelona ka shënuar fitore 2:0 si mysafir kundër Juventusit në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve Europian. Usman Dembele (14’) dhe Lionel Messi (90’ penalti) ishin autorë të golave për “katalunasit” në këtë përballje. Kështu djemtë e Ronald Kuman regjistruan edhe fitoren e dytë në kuadër të grupit “G”, duke lënë pas vetes Juventusin me 3 pikë, derisa Dinamo Kievi dhe Ferencvaroshi i Myrto Uzunit me nga një pikë, pas barazimit 2:2 të sontëm renditen në pozitat 3 dhe 4.
Alvaro Morata pa dyshim se doli të jetë njeriu i ndeshjes në Torino, edhe pse i njëjti nuk arriti të ndihmojë skuadrën e tij për të arritur një rezultat pozitiv kundrejtë një Barcelone. Morata edhe pse shënoi 3 gola në rrjetën e Netos, asnjëri prej tyre nuk ishte i drejtë, pasi spanjolli në të gjitha rastet ishte në pozitë jashtëloje, përfshirë këtu edhe golin e tretë në pjesën e dytë, kur ishte VAR, ai që sërish i mohoi gëzimin.