Çelzi dhe Paris Sen Zhermen kanë shënuar ftore të planifikuara në dy ndeshjet e para të mbrëmjes së sotme në kuadër të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.
Çelzi i Frenk Lampard në kuadër të grupit “E” demoloi rusët e Krasnodar duke i mundur në shtëpinë e tyre me rezultatin 4:0, edhe pse ky rezultat mund të ishte më i thellë, në rast se Zhorzhinjo në minutën e 14-të realizonte nga pika e bardhë.
Ndryshe golin e parë për Çelzin dhe të vetmin gjatë 45 minutave të para, e realizoi Hadson Odoi (37’), derisa gjatë pjesës së dytë në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Verner (76’), i cili doli të jetë i saktë nga pika e bardhë, pastaj Zijeç (79’) dhe së fundmi Pulishiç (90’).
Paksa më e vështirë rezultoi fitorja e Paris Sen Zhermen në Turqi ndaj Bashakshehir Istanbulspor. Parisienët shënuan fitore 2:0, falë golave të shënuar nga Mojsie Kin në pjesën e dytë, ndërsa pjesa e parë kaloi në shenjën e lëndimit të Nejmar, i cili në minutën e 26-të duheshe që ta braktis fushën.
Për PSZh-në ishte kjo fitorja e parë në grupin “H”, pas asaj disfate 2:1 në xhiron e parë kundër Mançester Junajtedit.