“Covid19” ka lëshuar rrënjë të thella te skuadra e Reggiana, pjesë e së cilës është edhe ish futbollisti i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti. Ditën e sotme janë regjistruar edhe dy futbollist të tjerë pozitiv me “Covid19”, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 29-të. 22 prej tyre janë futbollistë, derisa 7 të tjerët janë anëtarë të stafit teknik.
Për shkak rasteve me “Covid19”, Reggiana nuk e zhvilloi ndeshjen e fundjavës kundër Citadellas, ndërsa me shumë gjasa do të anulohet edhe ndeshja e 31 tetorit kundër Salernitanës.