Transferimi në Turqi si duket i ka bërë shumë mirë Eduart Rrocas, i cili po shkëlqen me fanellën e Istanbulspor në Ligën e Parë të Turqisë.
Të dielën fantazisti shqiptarë regjistroi një asist gjatë shënimit të golit të dytë nga ana e Papa Diuf, ndërsa përfitoi edhe një penalti yë cilën në gol e shndërroi Onur Egrun, për të vendosur rezultatin përfundimtarë, Istanbulspor – Eskishehirspor 3:0.
Kjo paraqitje fantastie e tij bëri që Rroca të përfshihet për herë të dytë që nga ardhja e tij në Stamboll në formacionin më të mirë të javës në Ligën e Parë turke.
Fantazisti nga Librazhdi ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar dy asiste në pesë ndeshjet e para të tij në Turqi, duke qenë padyshim një nga lojtarët më efikas të Istanbulspor, skuadër kjo që pas 7 xhirove të para renditet në pozitën e dytë me 16 pikë, vetëm një pikë më pak se Tuzlaspor e vendit të parë.
Kujtojmë përveç Diuf dhe Ergyn, në listën e golashënuesve për Istanbulspor në ndeshjen e fundjavës u regjistrua edhe shqiptari tjetër te kjo skuadër, Kristal Abazaj.