Pas fitores ndaj Xhastin Gejxh në UFC 245, Khabib Nurmagomedov njoftoi se do të pensionohet nga MMA me rekordin prej 29 fitoreve nga po lufta të zhvilluara.
Ylli dagestanez e përfundoi karrierën para kohe, shkaku i premtimit që i kishte dhënë nënës së tij se nuk do të luftonte më pas këtij meçi, të cilin e fitoi në raundin e dytë.
Por, Khabib mund të jetë krenar që ka lënë një pasardhës në sportin e arteve marciale të përziera, me Usman Nurmagomedov që cilësohet si një makineri në këtë sport.
Luftëtari 23-vjeçar deri më tani ka zhvilluar 11 përballje dhe të gjitha i ka fitore, me dhjetë prej tyre që kanë përfunduar me nokaut.
Usman ka trajnerin dhe menaxherin e njëjtë si të Khabibit, Havier Mendez dhe Ali Abdelaziz, duke vazhduar ende i pamposhtur.
I riu në MMA tani do të ketë mbështetjen edhe të 31-vjeçarit që me gjasë do të mbështesë atë në çdo hap të karrierës së tij.
Usman është aktualisht kampion në peshat e mesme të lehta.