Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu do të ushtrojë detyrën aktuale deri në seancën e votëbesimit, e cila mund ta mbahet me 1, ose 2 nëntor.
“Sport.es”, që njihet si një media e afërt me skuadrën “katalunase”, zbulon vendimin e fundit të krerëve të Barcelonës.
Bartomeu ka kërkuar që të anulohet zhvillimi i kësaj seance të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së koronavirusit, por tashmë ai duhet të përballet me vendimin final që do të merret ditën e diel ose të hënën e ardhshme.
Kështu numri një i Barcelonës do të ketë mundësinë të ushtrojë funksionin e tij edhe pas ndeshjeve me Juventusin në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe kundër Alaveshit në La Liga, ndërsa vetëm pas grumbullimit të firmave për të shpallur mocionin e mosbesimit, Bartomeu do të mësojë fatin e tij.