Paris Sen Zhermeni pagoi 40 milion euro në arkat e rusëve të Zenit janarin e vitit të kaluar dhe siguroi shërbimet e Leandro Paredes. Mesfushori argjentinas me kampionët e Francës firmosi një kontratë deri në vitin 2023, teksa nga ky transferim përfitoi edhe Boka Xhuniors.
26-vjeçari Paredes është një prodhim i klubit të famshëm argjentinas, skuadër kjo që duheshe të marrë 1.5 milion euro taksë formimi, pagesë kjo që do të kryhej në tre këste. PSZH nisi një shumë prej 519 mijë eurosh drejt Buenos Aires, para që drejtuesit e Bokas nuk i kanë marrë akoma.
Latinja “Olé” raporton se disa hakera kanë ndërhyrë në këtë transaksion, duke siguruar paratë që duhet të përfundonin në arkat e Boka Xhuniors.
Drejtuesit e PSZH-së pretendojnë se e kanë kryer pagesën, edhe pse shuma e të hollave ishte vjedhur nga hakerat. (abcnews.al)